Sonte në mesnatë Serbia ndalon eksportin e miellit dhe grurit

0
293

Qeveria e Sërbisë ka aprovuar vendimin për ndalesën e eksportit të miellit, vajit, misrit dhe grurit, vendim i cili sot në mesnatë hyn në fuqi.

Siç ka mësuar LajmiAL nga burimet në vendkalimin kufitarë në Konçul, në të gjitha pikat kufitare të Serbisë tashmë ka arritur vendimi i cili parasheh ndalesën e eksportit të miellit, vajit, misrit dhe grurit nga Serbia drejt vendeve tjera.

Arsyeja e ndalesës së eksportit ka të bëjë me situatën e krijuar si pasojë e konflikteve të armatosura Rusi-Ukrainë dhe stabilitetin e gjndjes ushqimore në vend.

Ditë ma parë Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pati deklaruar se Serbia ka rezerva ushqimore dhe nuk ka vedn për panikë, megjithatë ndalesa e eksporit të mallrave ushqimore është masë shtesë për ruajtjen e gjendjes stabile./LajmiAL/