Profesori i historis Gëzim Selimi për nderë të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit së bashku me nxënësit e shkollës fillore “Migjeni” në Muhoc ka organizuar aktivitet të rëndësishëm për nxënësit e kësaj pjese të Malësisë së Bujanocit.
Sikurse edhe e ka përshkruar në postimin e tijë prof.Selimi me grupin e nxënësve të historis para personelit dhe gjith nxënësve të tjerë pëmes fotove ka arritur ta paraqes historinë e Ditës së Mësuesit.

Postimi i prof. Gëzim Selimi
Sot me nxënësit e grupit të historis të Shkollës fillore “Migjeni” në Muhoc për nder të Ditës së mësuesit organizuam ekspozitë të ndara në katër pjesë : 1.Ekspozitë fotografike ku i kemi paraqitur Personalitetet më të shquara të Rilindjes Kombëtare që kontribuan për hapjen dhe ruajtjen e shkollave shqipe.
2.Ekspozitë fotografike të aktiviteteve të nxënësve gjatë vitit shkollor.
3.Ekspozitë me eksponenetet vejtra historike që tregohet e kaluara jonë dhe .
4.Ekspozitë me ushqime tradicionale që janë të trashëguara brez pas brezi.
I faleminderojë të gjithë nxënësit për organizimin e ekspozitës dhe Drejtorin Sadik Demiri për përkrahje.
7 marsin e kujtojmë të vitit 1887 ku në Korçë u hap Shkolla e Parë Shqipe me mësues Pandeli Sotiri…
Dita e mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në të gjitha trojet shqiptare, i kujtojmë mësuesit tanë që na mësuan shkronjat shqipe, na mësuan se si ta duam dhe ta respektojmë atdheun…
URIME 7 MARSI DITA E MËSUESIT














