Kryetari i KK të Bujanocit Enver Ramadani përmes rrjetit social ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme dhe nesër do të bëjë shpërndarjen e maskave nxënësve të ciklit të ultë në shkollat fillore të Komunës së Bujanocit.
Postimi i kryetarit të KK:
Këshilli për Siguri dhe Parandalim të Kriminalitetit i Kuvendit Komunal të Bujanocit sot ka bërë shpërndarjen e maskave për nxënësit dhe personelin arsimor nëpër shkollat fillore të Komunës së Bujanocit edhe atë në Shkollën Fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, në Shkollën Fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc dhe në Shkollën Fillore “ Sami Frashëri” në Lluçan.
Nesër do të shpërndahen maska edhe në shkollat tjera fillore të Komunës së Bujanocit si në Muhovc, Nesalcë, Bilaç, Klenik, Zhbevc dhe Levosojë.
Ruajtja e shëndetit të fëmijëve duhet të jetë gjithmonë çështje parësore të cilën ne duhet ta zgjidhim, andaj duke u përgjigjur në kërkesën e Shkollës Fillore “Muharrem Kadriu” për t’i ndihmuar për sigurimin e maskave për nxënës ne sot edhe realizuam kërkesën e tyre dhe në të njejtën kohë kemi siguruar maska për të gjitha shkollat fillore në Komunën tonë.
Urojmë që pandemia të kalojë sa më shpejtë dhe vitin e ardhshëm fëmijëve t’i ndihmojmë me gjëra tjera të nevojshme për realizimin e procesit edukativo- arsimor, e jo me maska.
Kujdesuni për vetën fëmijë, sepse ju jeni e ardhmja e këtij vendi!” ka shkruar Ramadani.
Vlen të theksohet se të premtën më 18 dhjetorë zyrtarisht përfundon gjysëmvjetori i parë në të gjitha shkollat në Serbi. /Lajmi-AL/















