”Nga viti 2012 deri më tani jan pasivizuar adresat e vendbanimeve të rreth 5.000 shqiptarëve të Medvegjës, dhe rrjedhimisht jan shlyer nga regjistrat civil përfshirë regjistrin e votuesve”
Gjendja e shqiptarëve në komunën e Medvegjës vazhdon të përkeqësohet çdo ditë e më shumë. Pasivizimi, gjendja ekonomike, social dhe shum problem tjera me të cilët po përballen shqiptarët, ka ngritur shqetësimin edhe të OSBE-së.
Ditë më parë në komunën e Medvegjës ka qëndruar shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi e Ambasadorit Jan Braathu, ku është takuar me përfaqsuesit e shqiptarëve të kësaj komune.
Në një intervistë dhënë për LajmiAL, Arben Feratit aktivist dhe anëtarë i Këshillit Komunal për Marrëdhënie Ndër-etnike në Medvegjë është shprehur se “ka qenë një takim shum konstruktiv, ku kemi diskutuar dhe e kemi informuar Ambasadorin e OSBE-së për të gjitha temat relevante e posaçërisht për pasojat e pasivizimit.
Mund të theksoj vlerësimin tonë që z. Brathu është një diplomat me përvojë të jashtëzakonshme në Ballkanin perëndimor dhe njohës shum i mirë i të gjitha zhvillimeve politike në Serbi”

Intervista me Arben Feratin aktivist dhe anëtarë i Këshillit Komunal për Marrëdhënie Ndër-etnike në komunën e Medvegjës
LajmiAL: z.Ferati fillimisht na përshkruani gjendjen e shqiptarëve në komunën e Medvegjës. Cilat janë problemet me të cilat po përballeni?
Ferati: Gjendja e shqiptarëve të Medvegjës është e vështirë e me shum sfida ngase janë të diskriminuar në të gjitha sferat e jetës, e për më tepër pas rikthimit në pushtet të të ashtuquajturave “parti të luftës” në Serbi në vitin 2012, shqiptarët e Medvegjës sërish përballen me politika të spastrimit etnik, të dirigjuara nga strukturat më të larta shtetërore.
LajmiAL: Pasivizimi i adresave që tashmë është tema tabu, me të cilën po përballen shqiptarët e Medvegjës nuk është problem i 2-3 viteve të fundit, ky diskriminim sistematik sigurisht se ka filluar shumë më herët. Përse, sipas jush është aktualizuar kur pasizivimi përfshiu pjesën dërmuese të popullatës shqiptare në Medvegjë?
Ferati: Pasivizimi i qytetarëve shqiptarë të Medvegjës ka filluar menjëherë pas hyrjes në fuqi të Ligjit kontravers mbi Vendbanimin dhe Vendqëndrimin në vitin 2012.
Qeveria e Serbisë dhe organet shtetërore kan abuzuar me këtë ligj duke e përdorur si mjet për të zbatuar spastrim etnik me mjete administrative. Kemi të bëjmë me abuzim me ligjin dhe zbatim selektiv të ligjit me qëllim të ndryshimit të strukturës etnike në Medvegjë.
Prapa kësaj strategjie qëndron presidenti Vuçiç me dy ministrat e tij famëkeq Vulin dhe Stefanoviç.
Nga viti 2012 deri më tani jan pasivizuar adresat e vendbanimeve të rreth 5.000 shqiptarëve të Medvegjës, dhe rrjedhimisht jan shlyer nga regjistrat civil përfshirë regjistrin e votuesve.
Kjo ka ndikuar së tepërmi në jetën e këtyre banorëve ngase de-facto jan shëndrruar në qytetarë pa shtetësi: nuk mund të paisen me dokumenta identifikimi e udhëtimi, nuk mund të votojnë, nuk mund të shfrytëzojnë shërbimet sociale e mjekësore madje e kan të vështirë ta dëshmojnë që janë të pasivizuar ngase MUP-i serb nuk lëshon dëshmi ose e shtrembëron realitetin për të mshefur gjurmët e kësaj kampanje politike. Nuk pajtohem që tema e pasivizimit është tabu ngase në këtë drejtim me vite të tëra aktivistë e përfaqësues politik si dhe intelektual shqiptar nga Medvegja kan zhvilluar aktivitete të shumta në vend, rajon dhe para ndërkombëtarëve për të alarmuar mbi situatën e krijuar.
Për një kohë shum akterë të politikës, media në Luginë dhe më gjerë por edhe misionet diplomatike nuk kan arritur ti kuptojnë përmasat e spastrimit administrativ në Medvegjë.
Tani të gjithë akterët relevant në Luginë, Kosovë e Shqipëri si dhe misionet ndërkombëtare në Serbi jan të informuar me epilogun e kësaj fushate ngase faktet e ngurta flasin vetë – fatkeqësisht 90% e popullatës shqiptare në Medvegjë jan shlyer nga regjistrat civil përmes pasivizimit.
LajmiAL: Si është gjendja në vendbanimet shqiptare, a kan mungesë të gjërave elementare dhe a përkujdeset dikush për ato familje?
Ferati: Vendbanimet shqiptare në Medvegjë janë të lëna anash, sidomos në infrastrukturë ku me dekada të tëra nuk bëhet asnjë investim domethënës.
Shmica e fshatrave dhe lagjeve shqiptare kan rrugë balte, ndërsa në pjesët tjera të komunës gjendja është më e mirë në aspektin e infrastrukturës, edhe pse në aspektin demografik situata është e ngjashme – me fshatra të shumta malore me popullatë të shpërndarë.
Një numër tejet i vogel i shqiptarëve është i punësuar në institucionët shtetërore dhe publike.
Banorët shqiptar që mirren me bujqësi e blegtori veprojnë në kushtë modeste dhe nuk kan mundësi financiare për të investuar në mjete të bujqësisë modernë.
Edhe mungesa e tregut për plasman të produkteve është një nga problemet, shkaku që në të kaluarën Prishtina ka qenë tregu tradicional i medvegjasve.

LajmiAL: Në komunën e Medvegjës më 3 prill krahas zgjedhjeve parlamentare do të mbahen edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale. Sa janë unik subjektet politike shqiptarë që të dalin me një qëndrim në këto zgjedhje?
Ferati: Qeveria e udhëhequr nga SNS sërish ka shpallur zgjedhje të parakohshme për komunën e Medvegjës. Ne e dimë që këtë e kan bërë me qëllim që të betonojnë fitoren artificiale të SNS-it në Medvegjë duke synuar një shumicë prej mbi 90% për SNS-in.
Pasi ka zbatuar kampanjën e pasivizimit ndaj shqiptarëvë, Vuçiç me këto zgjedhje në Medvegjë dëshiron të vulosë fatin e Medvegjës pa shqiptarë, para se eventualisht t’i jipet epilog pasivizimit përmes politikës dhe drejtësisë ndërkombëtare.
Subjektet politike shqiptare në Medvegjë e që jane dega e Partise Demokratike dhe dega e Partisë për Veprim Demokratik, jan konsultuar për të gjitha temat dhe kan dalur me qëndrim që megjithate të marrin pjesë në kto zgjedhje, përkundër faktit të shlyerjes së mijëra shqiptarëve nga regjistri i votuesve, gjë që do ta vështirësoj së tepërmi punën e këtyre subjekteve për të qenë të përfaqësuara në Kuvend.

LajmiAL: z.Ferati në komunën e Medvegjës tashmë kemi edhe përfaqësinë e KKSH-së, e cila është zotuar se i përfaqëson interest e popullatës shqiptarë dhe avancimin e të drejtave. Sa ka bërë në këtë drejtim zyra e KKSH-së në Medvegjë?
Ferati: Jemi të kënaqur për hapjen e zyrës së KKSH-së në Medvegjë, që u bë me ndihmën financiare të Republikës së Shqiprësië, gjë që ka qenë kërkesë e jona përgjatë disa viteve. Të gjitha subjektet dhe aktivistët shqiptarë të Medvegjës i kontribuojnë bashkëpunimit të rregullt me KKSH-në.
Poashtu shpresojmë që KKSH të gjejë modalitete dhe të ngris kapacitetet teknike dhe kadrovike të kësaj zyre në të ardhmen.
LajmiAL: Cili është roli i këshilltarëve shqiptarë në KK të Medvegjës. Duke e ditur se janë në opozitë, të paktën a janë të njëzëshëm në këtë drejtim?
Ferati: Roli i asamblesitëvë shqiptarë në KK të Medvegjës duhet të vazhdojë të jetë ngritja e zërit për shkeljet flagrante të të drejtave të bashkësisë shqiptare në Medvegjë, në Kuvend por edhe në aktivitete jashtë kuvendit.
Në situatën që jemi që nga viti 2015, është shum më e arsyeshme të jenë një opozitë që flet të vërtetën e të vazhdojnë aktivitetet politike se sa ti bëhen dekor qeverisjes së dëmshme të partisë së Vuçiçit përmes ndonjë koalicioni simbolik. Dhe kështu besoj se do të veprohet deri në kthimin e adresave dhe të drejtave qytetare e politike pjestarëve të komunitetin tonë. Prandaj është e nevojshme që të jemi të njëzëshëm dhe të zhvillojmë politika inovative./LajmiAL/












