Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi gjatë ditës ka takuar Ministrin e Shëndetësisë, Dr.Rifat Latifi dhe zv.Dafina Gexha Bunjaku në Qeverinë e Kosovës.
Sipas Arifit temë e diskutimit ishte problemet që hasin pacientët e Luginës që trajtohen në institucionet shëndetësore të Kosovës dhe vështirësitë me të cilat po përballen studentët e Luginës, të cilët kanë përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës.
Kryetari Arifi ka bërë të ditur se “Ministri Latifi na premtoi se jo vetëm çështjet e studentëve të Luginës së Preshevës, por edhe ajo e pacientëve do të trajtohet me shumë përkushtim, në mënyrë që të tejkalohen të gjitha problemet që kanë.”
Kryetari i Bujanocit i ka bërë ftesë Ministrit Latifi për një vizitë në Luginën e Preshevës dhe e ka falënderuar për mikpritjen, duke shpresuar në zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjeve që u diskutuan gjatë takimit./LajmiAL/












