Kosova dhe Shqipëria duart e zëna me çështjen e sigurisë, a do t’ia dalin vetë UNIFIKIMIT subjektet shqiptare në Luginë?

0
219

Bashkësia Kombëtare Shqiptare në Serbi është e vetmja nga shumë bashkësitë kombëtare e cila nuk po gjenë një gjuhë unifikimi mes veti për të dorëzuar listën për zgjedhjet parlamentare në Serbi të 3 prillit.

Edhe pas mëse dy dekadave nga konfliktet e armatosura në Luginë, subjektet politike shqiptarë të Luginës së Preshevës nuk po mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët, pa intervenimin nga JASHTË, për ti mbrojtur interest e popullatës shqiptarë në Parlamentin e Sërbisë.

LajmiAL nga burimet në Tiranë dhe Shqipëri, ka mësuar se këto dy qeveri aktualisht janë të orientuara në gjendjen e sigurisë, të cilën siq e kanë potencuar për LajmiAL, janë më të rëndësishme se çështja e unifikimit të shqiptarëve.

“Është për keqardhje që subjektet shqiptarë në Luginë nuk po gjejnë një gjuhë të përbashkët mes veti për ti përfaqësuar shqiptarët në Parlamentin e Serbisë. Do të ishte e kuptueshme nëse do të kishim të bëjmë me subjekte politike të nacionaliteteve të ndryshme, por që shqiptarët mes veti të mos merren veshë kjo është çështje shqetësuese, nëse ata vërtetë janë të gatshëm ti mbrojnë interest e popullatës shqiptarë ate” i ka thënë LajmiAL një burim nga qeveria e R.Shqipërisë i mirënjohur për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Sipas tijë, nuk do të ishte e pranueshme që shqiptarët të dalin me më shumë se një liste dhe të jenë pjesë e ndonjë liste të pakicave tjera.

Nga ana tjetër LajmiAL gjithashtu ka mësuar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti qysh javën e kaluar i ka thënë subjekteve politike shqiptarë se do ti ftojë në takim lidhur me listën për zgjedhjet parlamentare, gjë që nuk ka ndodhur akoma, ndërsa afati për dorëzimin elistës vetëm se po shterron dhe shqiptarët akoma nuk kanë filluar as grumbullimin e nënshkrimeve të nevojshme për dorëzimin e listës.

Nga qeveria e Kosovës, aktualisht nuk ka asnjë sinjal që mund të dëshmojë se ka interesim për ti unifikuar liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Në skenë lidhur me listën zgjedhore deri më tash janë më të zëshmit PVD dhe APN të cilat kanë thirrur edhe takime në këtë drejtim, por që secila prej tyre i kanë parimet e veta, që listës ti prijë kandidati i tyre për deputet.

Nga ana tjetër subjektet tjera politike shqiptarë përveç PDSH-së e cila është larguar nga kjo garë, nuk kanë dalë me qëndrimet e tyre në këtë drejtim, megjithëse ato kanë marrë pjesë në dy takimet e thirrura nga PVD dhe APN.

Një zyrtarë politike nga Lugina e Preshevës i ka thënë LajmiAL se barra tashmë do të jetë plotësisht e PVD-së dhe APN-së nëse nuk kemi një listë të unifikuar dhe bashkarisht të dalim në zgjedhjet parlamentare, që të ti përfaqësuar interesat e popullatës shqiptarë, ne iu kemi përgjigjur ftesave, aktualisht kushtet kanë qenë vetëm nga PVD dhe APN, subjektet tjera nuk kanë vendosur kushte, por nuk do të thotë se nuk mund të ndodhë, nëse këto dy subjekte politike nuk i kanë në radhtë të parë interest e popullatës para interesave të tyre personale./LajmiAL/