Shpallen zgjedhjet parlamentare në Serbi më 3 prill, në të njetën kohë edhe lokale në 13 komuna

0
613

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte ka shpërndarë legjislaturën aktuale të Kuvendit të Serbisë dhe ka shpallur zgjedhjet parlamentare.

“Të gjitha afatet zgjedhore dhe veprimet zgjedhore fillojnë në të njëjtën kohë. Mbledhja e mëparshme e Kuvendit të Serbisë bëri një punë të madhe në periudhën e tranzicionit, veçanërisht në çështjet e përparimit ekonomik dhe të ruajtjes së stabilitetit” thotë Vuçiq.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Serbisë që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të tregojnë të gjithë kapacitetin demokratik të vendit tonë.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, më herët, sot ka shpallur zgjedhjet lokale të 3 prillit 2022 në 13 vetqeverisje lokale./lajmiAL/