Rënie e shifrave të të infektuarve në komunat e Bujanocit (16) dhe Preshevës (13),

0
287

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 494 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 180 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 91 janë nga Vranja, 27 nga Surdulica, 26 nga Vlladiqin Hani, 16 nga Bujanoci, 13 nga Presheva, 4 nga Tërgovishta dhe 3 nga Boseligradi.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së hënë./LajmiAL/