Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 402 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 168 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 80 janë nga Vranja, nga 26 raste kanë Bujanoci dhe Vlladiqin Hani, 16 nga Surdulica, 9 nga Boseligradi, 8 nga Presheva dhe 3 nga Tërgovishta.
Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së shtunë./LajmiAL/












