Në prag të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës Serbia porosit sasi të mëdha ushqimore

0
321

Autoritetet e Serbisë kanë porositur sasi të mëdha ushqimi në dritën e krizës Ukrainë-Rusi, bëri të ditur të premten presidenti serb.
Duke folur gjatë një debati të drejtpërdrejtë në televizionin pro-qeveritar të premten, Vuçiq tha se autoritetet porositën 30 milionë kilogramë kripë dhe një milion kilogram bizele dhe fasule, si dhe 30 milionë kilogramë miell dhe qumësht pluhur, raportoi N1.