Boriçi për LajmiAL: Do të ketë një listë të vetme për parlamentaret, por me kriteret e vitit 2020 nga takimi me Ministrin Cakaj

0
292

Sa më afër zgjedhjeve parlamentare aq më shum po shtohet interesimi për pjesmarrje, veçmas përpilimit të listës nga partitë politike shqiptarë në Luginë të Preshevës.

Nëse do të dalin me një apo më shumë lista kjo akoma nuk është përfundimtare, megjithatë partitë politike kanë qëndrimet e tyre.

Iniciativa ditë ma parë e PVD-së për të nisur bisedimet për përpilimin e një liste dhe anashkalimin e APN-së në këtë takim, nuk është mirëpritur nga kjo e fundit, megjithatë nga Alternativa për Ndryshim i qëndrojnë besnik qëndrimit të tyre që nga vitit 2020, nga takimi me Gent Cakajn se unifikimi është i rëndësishëm dhe nuk do të ketë tjetër listë.

Në deklaratën dhënë LajmiAL, Altin Boriç, këshilltarë i APN-së në KK të Preshevës ka deklaruar se, “Qëndrimi i Alternativës për Ndryshim ka qenë i qartë dhe i prerë prej ditës kur kemi takuar Ministrin Cakaj në vitin 2020, këtë qëndrim e kemi edhe sot, madje Alternativa është promotori kryesor që ky projekt u jetësua dhe u kurorëzua me 3 ulëse në parlamentin serb”

Sa i përket PVD-së, Boriç është shprehur se, “në këtë rast ajo është e para që po kërkon ta përçaj këtë listë sepse nuk u tregua e bashkëpunuese në takimin e fundit që patën me partit politike duke tentuar të anashkaloj APN dhe nuk e përfillën kërkesën publike të Kryetarit të Kuvendit për unifikim të spektrit politik”

Këhsilltari i APN-së githashtu ka deklaruar se, ”Sa i përket Alternativës për Ndryshim me plot gojë e bindje them që nuk do të ketë tjetër listë, sepse shqiptarët në shtetin Serb jem shumë pak, prandaj nuk kemi pse të bëjm kalkulime tjera unifikimi është i rëndësishëm”

“APN e perkrah listën me kriteret e vitit 2020 që nënkupton se bartësi në vitin 2022 do të jetë Alternativa për Ndryshim” është shprehur për LajmiAL, zyrtari i APN-së njëherit këshilltar në KK të Preshevës Altin Boriç./LajmiAL/