Komuna e Bujanocit me “Doktor i shkencave jurdike-penale”

0
445

Fejzi Beqiri nga fshati Samolicë komuna e Bujanocit i bashkangjitet kuadrit intelektual të shkallës më të lartë të komunës së Bujanocit me titull, Doktor i shkencave jurdike-penale.

Beiqir me shumë sukses është duke e udhëhequr Drejtoratin për Veprimtari Shoqërore dhe Çështë Publike pranë administratës komunale në Bujanoc, i njohur si bashkëpunëtorë i shkëlqyeshëm dhe punëtorë i palodhshëm.

Lajmin për mbrojtjen e doktoraturës e ka kumtuar vet Beqiri përmes rrjetit social.

Postimi

Të dashur miq,
Pas punës sistematike disavjeçare shkencore, sot me 09 shkurt 2022 në Fakultetin Juridik pranë Universitetit publik të Mostarit mbrojta disertacionin e doktoratës me titull „Trafikimi me organe njerëzore si formë e krimit të organizuar“, ku mora titullin ” Doktor i shkencave jurdike-penale” pranë komisionit në përbërje prej: prof.dr. Ivan Zovko – kryetar, prof. dr. Amila Ferhatoviq – mentore si dhe prof.dr. Ivana Stjepanoviq– anëtare.
Faleminderit Zotit, familjes time, bashkëshortes dhe të gjithë atyre që me përkrahën gjate këtyre viteve.
Ndërtimi zhvillohet me heshtje e qetësi, zhurmën e bën shkatërrimi, ka shkruar Beqiri./LajmiAL/