Komuniteti rom në komunën e Bujanocit konsiderot si komuniteti më i diskriminuar, komuniteti që ka më pak të punësuar e shkolluar, në fakt këto janë konstatime të hershme dhe hulumtime të pa konfirmuara në dekadën e fundit.
Realiteti në komunën e Bujanocit është krejtësisht ndryshe, përderi sa: romët zotojnë rreth 80% të tregut të gjelbërt, bazuar me tregëtarët tjerë nga Bujanoci, romët zotojnë 100% të tregut ditorë të veshmbathjeve, romët janë përfituesit më të mëdhenjë të ndihmave socilae në komunën e Bujanocit, fëmijët romë janë të barabartë në vijimin e procesit edukativo arsimorë, asistentët romë ligjërojnë në shkollat serbe me privilegje, e mbi të gjitha lagjet romë janë me më shumë shtëpi të bukura në gjithë teritorin e komunës së Bujnaocit.
Nuk duhet harruar se romët janë të përfshirë pothuajse në të githa institucionet, lokale dhe shtetërore, nga inspektorë deri të këshilltarë të KK komunalë.
Të gjitha këto fakte, nuk përkojnë me një diskriminim apo komunitet viktimë i proceseve të ndryshme, përkundrazi përfitues të çdo procesi, donacione, projekte infrastrukturore, projekte të OJQ-ve, punësime në sektore të ndryshme e mbi të gjitha ndihma sociale.
LajmiAL, ka mësuar se, ka familje rome, ku djali ligjërisht është ndarë nga prindi për qëllime përfitimi, po të njetit jetojnë nën një çati, vetëm se marrin ndihma sociale si dy familje të ndryshme, shuma e të cilave nuk është edhe e vogël, gjegjësisht sa dyfishi nga ajo që merr një punëtorë krahu i cili punon më shumë se 8 orë në ditë, në kushte të ndryshme klimatike, pa anashkaluar edhe një pjesë të popullatës rome të cilët i përkasin kësaj shtrese.
Përsa i përket OJQ-ve rome ato janë më të privilegjuarat, përfituesit më të mëdhenjë të donatorëve të ndryshëm, sipas dëshmitarëve, shpesh kjo ndodhë vetëm pse janë nga komuniteti romë.
Në komunën e Bujnaocit janë 2-3 OJQ më të theksuarat, të cilat përveç “luftës” mes veti për thtithje të fondeve, të njetat përmes viktimizimit dhe diskriminimit pozitiv tentojnë që të diskriminojnë OJQ-të e komunitetve tjera në komunën e Bujanocit, me të vetmin qëllim që ato të jenë përfituesit e vetëm.
Të përkrahura edhe nga OJQ-të me të njetin qëllim nga qytetet tjera të Serbisë, por edhe nga OJQ të caktuara jo rome të komunës së Bujanocit po tentojnë të krijojnë monopol për interesa personale.
Po të njetat OJQ duke thyer çdo kodeks, duke mos respektuar asnjë parim, postojnë edhe foto të fëmijëve pa mbuluar fytyrat, pa respektuar rregullin e të miturit dhe identitetin e tijë, e për të cilën gjë duhet të përgjigjen para drejtësisë, promovojnë diskriminim dhe viktimizim.
Vlenë të theksohet se ndaj një OJQ rome në mandatin e kaluar të pushtetit lokal është inicuar edhe proceduar nga Agjencioni në luftën kundër Korrupsion, ngase udhëheqësi i sajë ishte këshilltarë në Kuvendin Komunal dhe i njeti përmes OJQ-së së tijë përfitoi fonde nga buxheti komunal i Bujanocit që është në kundërshtim të plotë me ligjin sepse ishte konflikt interesi, këtë e ka dëshmuar edhe vendimi i Agjensionit në luftën kundër korrupsionit.


Një raport i detajuar do të publikohet shumë shpejt me donacionet dhe aktivitetet e OJQ-ve përfituese të mjeteve të majme financiare dhe aktiviteteve të tyre./LajmiAL/












