Njoftim i sh.m “Sezai Surroi” për vijimin e mësimit nga e hëna

0
242

Njoftim
Njoftohen nxënësit dhe arsimtarët e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, se nga 07.02.2022. mësimi do të vijohet sipas këtij orari:
Ditën e hënë, e mërkurë dhe e premte, mësimin e përcjellin nxënësit e grupit të parë (paralelet qe i kanë tri grupe, vijojnë grupi i parë dhe i dytë), ndërsa ditën e martë dhe të enjte mësimin e përcjell grupi i dytë (përkatësisht grupi i tretë për paralelet me tri grupe).
Kujdesi duhet të jetë i shtuar ndaj ruajtjes nga pandemia, duke i respektuar të gjitha udhëzimet e shtabit të krizave.
Nga shërbimi i shkollës!