Dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur të mërkurën në fshatin Luçan të Bujanocit.
Aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi i mjetit “Mercedes” (51) me targa gjermane ka humbur kontrollin e veturës, ka dalë nga rruga, pas së cilës automjeti është përplasur me murin rrethues të një shtëpie, thotë policia.
Vozitësi, i cili është nga komuna e Bujanocit, me atë rast ka pësuar lëndime të rënda trupore, për të cilat është transferuar në spitalin e Vranjës, e më pas në Qendrën Klinike në Nish.
Lëndime të rënda ka pësuar edhe një pasagjer në “Mercedes”, i cili po kujdeset në spitalin e Vranjës.
Policia rrugore ka kryer hetim në vendngjarje, ndërsa për kallëzimin do të vendosë prokuroria kompetente.












