Sot hynjë në fuqi rregullat e reja të Bashkimit Evropian, të cilat rregullojnë tregun e transportit.
Është një ndryshim i madh që shoferët e kamionëve që do të transportojnë mallra jashtë vendeve të tyre ku janë të vendosur, do të duhet të paguhen sipas minimumit në atë vend.
Praktikisht, nëse shoferi i një kompanie të regjistruar në Kroaci transporton mallra nga Gjermania në Francë, do të duhet të paguhet sipas pagës minimale për orë në ato vende, e jo të mbulohet nga paga në Kroaci, shkruan Jutarnji list.
Kjo nuk vlen për drejtimin nga një vend në tjetrin dhe mbrapa. Shoferët do të duhet të regjistrojnë vendkalimin në parkingun e parë kur të hyjnë në një shtet tjetër anëtar të BE-së dhe të vendosin një shenjë të atij vendi, transmeton Jutarnji list.








