Ramë Buja: Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, dhe veriu i Kosovës t’i bashkohet Serbisë

0
191

Ai tha se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja duhet t’i bashkohen Kosovës, kurse veriu i Kosovës t’i bashkohet Serbisë.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Ram Buja, ka thënë se është për shkëmbimin e territoreve me Serbinë, në vend të formimit të Bashkimit të Komunave Serbe, shkruajnë mediet serbe, përcjell presheva.com.

Ai tha se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja duhet t’i bashkohen Kosovës dhe veriu i Kosovës duhet t’i bashkohet Serbisë. Nëse tri komunat në veri kanë pushtet ekzekutiv nuk do ta lënë kurrë Kosovën të qetë.Mundësia e lidhjes së tyre fizike me Serbinë është e madhe. Kështu, Çagllavica, Graçanica e të tjera nuk paraqesin rrezik. “, tha Buja në emisionin “Kontekst” në ATV.

Ai ka deklaruar se në vitin 2001 ka ngritur çështjen e shkëmbimit të territoreve dhe për këtë ka biseduar edhe me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Në vend të ZSO-së me kompetenca ekzekutive, unë jam për shkëmbimin e territoreve, që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, dhe veriu i Kosovës t’i bashkohet Serbisë”, ka thënë Buja, i cili është ish-ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.