Bujanoci vazhdon me numra dyshifrorë të të infektuarve

0
166

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 871 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 372 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 221 janë nga Vranja, 46 nga Surdulica, 35 nga Vlladiqin Hani, 25 nga Bujanoci, 18 nga Boseligradi, 14 nga Tërgovishta dhe 13 nga Presheva.

Rritja e numrave të të infektuarve me virusin korona ka bërë që inspektorët në teren ti shtojnë kontrollat e tyre në respektimin e masave në luftën kundër virusit korona. /LajmiAL/