Java me borë dhe ngrica!

0
354

Edhe përkundër stinës në të cilën gjendemi, temperaturat deri më tani kanë qenë jo në harmoni me periudhën në të cilën gjendemi.

Si duket dimri befasin e ka ruajtur për pjesën e dytë të janarit kur edhe priten temperature deri në 12 gradë nën zero si dhe reshje të borës të cilat mund edhe të na suprizojnë me trashësin e shtresës së bardhë.

Sipas meteorologëve pjesa e dytë e janarit e cila gjendet para nesh, do të jetë me temperature që do të sillen nga minus 3 deri në minus 12 gradë celzius gjatë orëve të mbrëmjes.

Meteorologët gjithashtu paralajmërojnë edhe reshje më të mëdha të borës me trashësi deri në 60cm në vendet malore ndërsa në rafshina deri në 40cm trashësi.

Të martën do të kemi temperaturë nga 2 deri në minus 5 gradë mot i vranët dhe i thatë, të mërkurën nga 2 deri në inus 8 gradë i ngjajshëm me të martën, të enjtënnga 3 deri në minus 5 gradë i ngjajshëm me dy ditët paraprake.

Sipas meteorologavë ngircat dhe reshjet do të fillojnë nga e premtja kur temperature do të sillet nga minus 1 deri në minus 7 gradë i përcjellur edhe me reshje të denura të borës, të shtunën edhe gjatë ditës do të kemi temperature minus 3 gradë ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes deri në minus 12 gradë celzius dhe reshje të borës.

Acari me minus minus 12 gradë do të jetë prezent edhe gjatë mbrëmjes së të dielës ndërsa gjatë ditës minus 2 gradë celzius, me intenzitet më të vogël të reshjeve./LajmiAL/