Miratohet ligji që mundëson kandidimin më të lehtë të partive politike të pakicave nacionale në zgjedhjet parlamentare

0
283

Qeveria e Serbisë në seancën e sotme miratoi një sërë ligjesh zgjedhore. Projektligjin për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Projektligjin për zgjedhjen e deputetëve dhe Projektligjin për zgjedhjet lokale, të cilat, sipas komunikatës, kanë për qëllim. në përmirësimin avansimin e kushteve në mbajtjen e zgjedhjeve në nivel republikan dhe lokal.

Siç thuhet, projektligjet nuk ndryshojnë aspektet thelbësore të zgjedhjeve për deputetë, zgjedhjet për president të Serbisë dhe këshilltarët e pushteteve lokale, si dhe mbesin të njejta vendimet e deritanishme ligjore që mund të konsiderohen si postulatet bazë të procesit zgjedhor. në Serbi.

“Ligjet e reja sjellin risi të konsiderueshme në drejtim të mbrojtjes së të drejtave në procedurat zgjedhore dhe kandidimit më të lehtë të partive politike të pakicave nacionale, si dhe në drejtim të organizimit dhe transparencës së punës së organeve të administratës zgjedhore.

Zgjidhjet e propozuara u krijuan, nga njëra anë, si rezultat i dialogut paralel ndërpartiak për kushtet zgjedhore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Parlamentit Evropian, pra pa pjesëmarrjen e tyre. Gjithashtu, janë zbatuar rekomandimet e Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (ODIHR) për monitorimin e procedurave zgjedhore në Republikën e Serbisë”, thuhet në deklaratë.