Vuçiq: 60.48 për qind e qytetarëve kanë votuar “po” për referendumin, zgjedhjet më 3 prill

0
692

Rezultatet preliminare tregojnë se qytetarët e Serbisë votuan në referendum për ndryshimin e Kushtetutës në fushën e drejtësisë, tha Presidenti Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, 39.52 për qind kanë votuar “jo”.

Qendrat e votimit ku qytetarët serbë kanë votuar në referendum për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë në fushën e drejtësisë janë mbyllur në ora 20:00.

Të drejtë vote kishin 6.510.323 qytetarë. Në pyetjen “A jeni për konfirmimin e aktit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë”

Presidenti Vuçiq gjithashtu potencoi se referendumi nuk ndryshon asgjë përsa i pëket  zgjedhjeve, ato do të mbahen më 3 prill të këtij viti.