Të premtën seanca urgjente e Shtabit të Krizave, priten vendime jo të këndshme?

0
282

Nesër (e premte 14 janar) me fillim prej orës 15 do të mbahet seanca e Shtabit të Krizave në luftën kundër koronavirusit, ndërsa përveç vendimit për shkollat, pavarësisht se kemi një numër rekord të të infektuarve me Covid-19, anëtarët janë skeptikë për miratimin e masave të reja më të rrepta.

Siç mësohet në Shtabin e Krizave, pjesa mjekësore do të kërkojë sërish që fletlëshimet e Covidit të jenë të detyrueshme 24 orë në ambientet e hotelierisë, shkurtimi i orarit të punës dhe reduktimi i numrit të personave të lejuar në hapsirat e mbyllura.

Megjithatë, përpos që do të merret një vendim për shkollat, ata janë skeptikë se do të vendoset diçka tjetër.

“Me shumë mundësi do të merret vendimi që gjysëmvjetori i dytë të fillojë kur është planifikuar, më datën 24 janar, pra pushimet nuk do të zgjaten.

Me qëllim që nxënësit deri në klasën e pestë do të kishin mësim të kombinuar, ndërsa pjesa tjetër dhe nxënësit e shkollave të mesme online” kanë thënë burimet nga Shtabi i Krizave.

Në seancë do të analizohet fillimisht situata epidemiologjike, e cila nuk ka qenë aspak e mirë që nga fillimi i vitit. Turmat janë të mëdha brenda dhe para klinikave të COVID-19 dhe numri i transporteve drejt spitaleve të pacientëve me COVID po rritet ngadalë. Këtë e tregojnë raportet e Ambulancës së ndihmës së shpejtë për transportin ndërklinik./LajmiAL/