Sipas një njoftimi nga FSHF Zyra Rajonale Lugines Preshevës, dy ta lenta të rinjë nga Lugina e Preshevës tashmë edhe zyrtarisht janë ftuar nga FSHF për grumbullimin U-14.
E gjithë kjo ka ardhur si rezultat i vëzhgimit të kohë më parë nga tekniket e FSHF.
Njoftimi i FSHF Zyra Rajonale Lugines Preshevës
Për 2 lojtaret e Zones Rajonale të Lugines Presheves ka qenë një ditë e veçantë, pasi dy lojtaret Samir Limani dhe Andi Xhelili janë ftuar nga Federata për grumbullimin e U-14 të FSHF pas ndeshje miqsore që kemi pasur mes Zyra Rajonale e Luginës dhe Tiranës.
Ky është një tjetër hap në kuadër të bashkëpunimit në mes Federata Shqiptare e Futbollit dhe Zyrës Rajonale të FSHF në Preshevë.
Në këto grumbullime u vëzhguan me kujdes nga stafi teknik i Departamentit Teknik dhe trajnerët e ekipeve Kombëtare.
Rikujtojm se Andi Xhelili shenoi 2 gola gjat ndeshjes dhe 2 lojtaret në fjalë u paraqiten mirë në fushë dhe ftesa për grumbullimin e radhes do të jetë në maj, thuhet në njoftimin e Zyres Rajonale të FSHF në Preshevë./LajmiAL/












