Shoqata Shqiptare e bamirësisë: “Nënë Tereza” dhuron komunës së Preshevës 2 autoambulanca

0
390

Shoqata Shqiptare për bamirësi “Nënë Terezë” me seli në Namyr të Belgjikës kanë dhënë donacion 2 auto ambulanca për komunën e Preshevës.

Në postimin e komunës së Preshevës thuhet “Faleminderit organizatës “Nëna Terezë”, për donacionin e dhënë në këtë kohë pandemie ku ky donacion shumë shpejt do tu shërbej qyetarëve të komunës sonë”

“Kjo është vetëm fillimi, pasi surpriza të tjera na presin në periudhë të ardhshme për shtëpinë e shëndetit sa i përket parkut të automabulancave” ka shkruar në rrjetin e tij social drejtori i Shtëpis së shëndetit në Preshevë Driton Salihu./LajmiAl/