Rriten rastet me Covid-19 në rrethin e Pçinjës, nuk i shpëtojnë as Bujanoci as Presheva

0
235

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 586 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 86 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 61 janë nga Vranja, 9 nga Surdulica, 6 nga Vlladiqin Hani, 5 nga Boseligradi, 2 nga Bujanoci dhe 3 nga Presheva.

Në bazë të shifrave të publikuara në 24 orët e fundit pandemia e virusit korona si duket është riaktivizuar pas një pauze jo të gjatë kur shifrat pothuajse kishin rënë në minimum.

Shifrat e fundit gjithashtu tregojnë se edhe komuna e Preshevës nuk është stabile në këtë drejtim. /LajmiAL/