Bujanoci vazhdon me ZERO raste të të infektuarve

0
265

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 419 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 25 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër 20 janë nga Vranja, 4 nga Surdulica 1 nga Vlladiqin Hani.

Komunat tjera në Rrethin e Pçinjës nuk kanë shënuar raste të reja me virusin korona.

Komuna e Bujanocit vazhdon të qëndrojë me shifrën 0 raste të të ibfektuarve, edhe atë për më shumë se një javë.