Mitroviç: Ky buxhet do ta shpërbëjë koalicionin qeverisës në komunën e Bujanocit

0
258

Pas mëse 1 vit funksionimi pala serbe merr pjesë në seancën e KK të Bujanocit në të cilën po diskutohet propozim vendimi për buxhetin e komunës së Bujanocit për vitin 2022.

Fillimisht kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi elaboroi buxhetun për vitin e ardhshëm të paraparë me vlerë prej 2.011.000.000,00 para këshilltarëve të Kuvendit komunal të Bujanocit.

Pas elaborimit menjëherë filluan edhe propozimet nga opozita, fillimisht nga këshilltarët e APN-së e më pas edhe nga këshilltari i SNS-it Nenad Mitroviç dhe këshilltari Stojança Arsiq.

“Me këtë buxhet po diskriminohen serbët. Si të parandalohet, a do të duhet të reagojë shteti i cili siguron dy të tretat e të hyrave në buxhet.

Nëse mbetet ky buxhet nga sot do të shfrytëzoj të gjitha mjetet politike që të ju shkarkojë nga pushteti” ka thënë Mitroviç, gjatë fjalimit të tij.

Nga ana tjetër edhe këshilltarët e APN-së paraqitën 8 amandamente për propozim, kryesisht kishin të bënin me rritje të buxhetit për ndërmarrësi nga 25 në 50 milion dinarë, shëndetësi, barazi gjinore etj.

Sipas këshilltarëve të APN-së mjetet duhet të merren nga investimet kapitale kapitale, projektet e infrastrukturës./Lajmi-AL/