Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 457 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 19 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër 12 janë nga Vranja, nga 3 raste kanë Surdulica dhe Boseligradi dhe 1 rast është konfirmuar në Vlladiqin Han.
Komunat tjera të Rrethit të Pçinjës përfshirë edhe komunën e Bujanocit e cila për më shumë se një javë nuk ka raste të reja të të infektuarve me virusin korona.
Sipas të dhënave nga Shtëpia e Shëndetit edhe interesimi për imunizim është i kënaqshëm./Lajmi-AL/












