19 vite përvojë punë dhe në fundt të ngelësh pa punë, është mëse e dhimbshme për personalin e bankës Intesa në Bujanoc të cilët tashmë zyrtarisht e kanë marë konfirmimin se ekspozitura në Bujanoc ku janë të punësuar 5 persona do të mbyllet.
Pavarësisht besimit që kishin arritur ta përfitojnë punonjësit në popull dhe numrit të klientëve që kishte kjo bankë, ku konsiderohej si ekspozitura me numër më të madh të klientëve në komunën e Bujanocit, ajo në fund të dhjetorit do të centralizohet, duke i bartur të gjith shërbimet në Vranjë, rreth 18 kilometra larg Bujanocit dhe kështu pa punë do të mbesin 2 shqiptarë dhe 3 serb.
Konfirmimi për mbylljen e ekspoziturës më 30 dhjetorë tashmë ka arritur edhe përmes SMS tek qytetarët.
“Është gjë e dhimbshme kjo që do të ndodhë, pas 19 viteve punë do të ngelim pa punë edhe pse kishim pothuajse numrin më të madh të klientëve në komunën e Bujanocit. Sinqerisht nuk e dimë përse kjo po ndodhë, por një gjë është e sigurtë se do të ngelim pa punë” i ka thënë Lajmi-AL njëri nga punonjësit e kësaj ekspoziture.
Nga ana tjetër shumë qytetarë të komunës së Bujanocit tashmë kanë filluar ti mbyllin llogarit e tyre dhe të kalojnë në bankat tjera që operojnë në komunën e Bujanocit, Banka Komerciale dhe OTP, arsyeja e vetme mbyllja e ekspoziturës dhe bartja e shërbimeve në qytetin e Vranjës.
“Nuk mund të shkojë për shërbimin më të vogël në në Vranjë, sa i përket bankomatit ndodhë që nganjëherë të jetë i bllokuar si dhe bankomati nuk mund të kryej të gjitha shërbimet, kam vendosur të kalojë në një bank tjetër e cila ka këtu ekspoziturën e vetë dhe kështu është më sigurtë” shprehet njëri nga klientët e Bnakës Intesa i cili vetëm se kishte mbyllur të gjitha llogarit e tijë në këtë bankë për të kaluar në një bankë tjetër./LajmiAL/












