Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 358 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 50 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 30 nga Vranja, 7 nga Surdulica, nga 4 kanë Boseligradi dhe Bujanoci, 3 nga Vlladiçin Hani dhe 2 nga Tërgovishta.
Sipas rezultateve të 24 orëve të fundit shihet se ka një rritje të vogël të rasteve me Covid-19 në rrethoin e Pçinjës, ndërsa në komunën e Buajnocit kemi dy raste më shumë në krahasim me të dhënat e mëparshme.
Presheva vazhdon të jetë ndër komunat më të sigurta përsa i përket pandemisë së virusit korona.












