Këtë vit nuk do të ketë të hapur konkurs për bursa për nxënësit e shkollave të mesme të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, kështu kanë konfirmuar nga Trupi koordinues, shkruan presheva.com.
Pavarësisht nevojës së shtuar dhe kushteve të cilat janë krijuar nga pandemia e virusit korona gjimnazistët e këtyre tri komunave nuk do ta kenë mundësinë që të përfitojnë nga bursat e Trupit koordinues, e vetmja ndihmë që do të ipet nga TK këtë vit është refuzimi i shpenzimeve të rrugës në vlerë prej 45% të kartës së përgjithshme për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme që udhëtojnë.
Ende nuk dihet se cila është arsyeja e mos shpalljes së konkursit, pavarësisht se Trupi koordinues para disa vitesh ka dhënë bursa për 124 gjimnazistët më të mirë në komunën e Bujanocitnë shumë prej 6.000 dinarë gjatë vitit shkollorë./LajmiAL/












