Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 365 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 54 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 41 nga Vranja, 5 mga Boseligradi, 4 nga Surdulica, 3 nga Tërgovishta dhe 1 nga Vlladiçin Hani.
Edhe shifrat e ditës së hënë flasin se ka rënie të dukshme të virusit korona.
Megjithatë masat kundër virusit korona edhe më tej janë në fuqi sidmos qëndrimi në objektet hoteliere pas orës 20 pa certifikatë të vaksinës është i ndaluar, ndërsa imunizimi vazhdon me një tempo më të madh në krahasim me fillimin e periudhës së vaksinimit./LajmiAL/












