Ministri i Rinisë dhe Sportit, Vanja Udoviçiç sot ka vizituar shkollat fillore dhe të mesme në komunën e Bujanocit, ka biseduar me drejtuesit e klubeve sportive dhe ka dorëzuar donacione për shkollat dhe klubet sportive.
Ministri Udoviçiç theksoi se qëllimi i ministrisë është të ndihmojë klubet të rinovojnë pajisjet e tyre duke dhuruar pajisje sportive dhe të vazhdojnë të zhvillojnë frymën sportive në nivel lokal dhe të arrijnë rezultate edhe më të mira, edhe në rrethana të tilla kufizuese për shkak të pandemis.
Në këtë dhe vitin paraprak, Ministria e Rinisë dhe Sportit ka dhuruar mbi dy miliardë dinarë pajisje për klubet sportive në serbi.
Ministri paralajmëroi si prioritet vazhdimin e vizitave të klubeve në të gjitha teritorin e Serbisë, në mënyrë që të jenë në kontakt të vazhdueshëm me problemet për të cilat mund të gjejnë zgjidhje sistematike.
Gjatë vizitës së tijë në komunën e Bujanocit Ministri Udoviçiç i shoqëruar edhe nga kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi kanë vizituar edhe shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujnaoc ku kanë dhuruar edhe paisje sportive për këtë shkollë./LajmiAL/












