Ngjarjet e fundit në skenën pokitike të komunës së Preshevës dhe distancimi i një këshilltari të PDSH nga ky subjekt politik i cili është në koalicion qeverisës, kanë ngritur dyshimet se qëndrueshmëria e koalicionit në këtë komunë mund të vijë në dyshim.
Reagime të shumta ka, sikurse nga pozita poashtu edhe nga opozita, por tashmë definitive është largimi i këshilltarit Hamdi Fejzullahut.
Lidhur me situatën e krijuar së fundmi ka reaguar edhe Nënkryetarja e APN-së në Preshevë Valtina Nuhiu, sipas së cilës kreu i PDSH-së Ragmi Mustafa po vepron me shantazhe e përbuzje të njerzillëkut, vetëm e vetëm për të mos e lëshuar atë që dhunshëm e kanë kapur.

Postimi ii plotë i Nënkryetares së APN-së në Preshevë:
“Mënyra se si komunikon Ragmi Mustafa, tregon pafuqinë e tij dhe nivelin e tij të pacipë.
Kështu janë këta, nuk kursejnë asnjë metodë për të qëndruar në pushtet. Me shantazhe e përbuzje të njerzillëkut, vetëm e vetëm për të mos e lëshuar atë që dhunshëm e kanë kapur.
Më shumë se asnjëherë më parë, tani është koha e dorëheqjes së Ragmi Mustafës, për të mos e ndytur edhe më shumë këtë vend”, ka shkruar Nuhiu. /Lajmi-AL/












