Në mesin e viktimave të autobusit edhe një qytetarë nga Presheva

0
199

Në mesin e 46 pasagjerëve që humbën jetën kur autobus u përfshi nga zjarri në Bullgari, shumica ishin shtetas të Maqedonisë së Veriut, nga pjesë të ndryshme të vendit, por edhe një shtetas serb nga Presheva, i cili po udhëtonte nga Stamboll me të fejuarën e tij nga Kumanova, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut. Zoran Zaev.

“Vijnë nga disa qytete dhe janë të kombësive të ndryshme. Në autobus ka qenë edhe një banor i Preshevës i cili ishte me të fejuarën e tij nga Kumanova dhe një person me shtetësi belge, tha Zaev, transmeton “Jutarnji list”.

Zaev tha për agjencinë bullgare “Fokus” se në mesin e viktimave ishte edhe një shtetas belg dhe se të gjitha ato informacione i kishte parë në listën e pasagjerëve. Sipas tij, pasagjerët ishin mesatarisht të moshës 40-50 vjeç, ndërsa viktima më e re ishte një vajzë 16-vjeçare.

Aksidenti ka ndodhë rreth tre orë pas mesnate në autostradën Sofje-Blagojevgrad, kur një nga katër autobusët me targa të Maqedonisë së Veriut që ktheheshin nga Stambolli mori flakë./LajmiAL/