Çorapet FILA do të prodhohen në Medvegjë

0
354

Biznesmeni i njohur shqiptarë me renome Botërore Muharrem Salihu me prejardhje nga Medvegja, ka arritur që markën prestigjioze të veshmbathjeve ta sjellë në Medvegjë.

Sipas njoftimit të Salihut, kompania “MEDINVEST” pron e biznesmenit, ka arritur marrëveshje me FILA për prodhimin e çorapave FILA në Medvegjë.

Postimi i plotë i Muharrem Salihut:

Marveshja e arritur sot me Kompaninë “FILA” në zyren për Europë dhe Azi, me fabrikën tonë në Medvegjë pêr prodhimin e çorapëve, është rezultat i angazhimit tonë te vazhdueshëm sasisorë dhe cilësor!

Përtej faktit të rihapjes së dyerëve te fabrikës tonë “MEDINVEST “ në Medvegjë e cila per arsye Pandemie u mbyll, kjo marveshje siguron një bashkëpunim afat-gjate, për tër kapcitetet tona prodhuese!.
Gjej rastin për të uruar festat e nëntorit, bashkepunetorëve tanë, si dhe kthimin e shpejtë në vendet e tyre të punës, ka shkruar Salihu./Lajmi-AL/