Bujanoc: 12 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

0
359

Në komunën e Buajnocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 533 persona.
Në muajin dhjetorë janë kryer gjithsej 947 kontrolla prej tyre 911 të rritur dhe 36 fëmijë.
Në dhjetorë numri i të infektuarve ka arritur në 95 persona. Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq numri i kontrollave në ditën, 09.12.2020 ka qenë 141, prej tyre 137 të rritur, dhe 4 fëmijë.
Me test Antigjen janë kontrolluar 28 analiza, prej tyre 10 person kanë rezultuar pozitiv ndërsa me PCR test 2 persona kanë rezultuar pozitin kështu që gjithsej nga të dhënat e fundit në komunën e Bujanocit janë 12 raste të reja me Covid-19.
Serologjia: 26 (IgM +1 dhe IgG: +0) Shtatzëna të infektuara nuk ka patur dhe as punonjës shëndetësorë më datë 09.12.2020 nuk ka patur të infektuar./Lajmi-AL/