Masat kundër COVID-19 mund të shtyhen edhe pas 15 dhjetorit

0
401

Epidemiologu Branislav Tiodoroviq deklaroi se anëtarët e pjesës mjekësore të Shtabit të Krizave në luftën kundër virusit korona kishin propozuar më parë masa që tani janë në fuqi, dhe ai vlerësoi se ata do të kishin dhënë rezultate deri tani nëse do të ishin futur atëherë.

Masat aktuale janë planifikuar të jenë në fuqi deri më 15 dhjetor, por ndoshta do të shtyhen për shkak të gjendjes aktuale.

Gjithashtu në mbledhjen e radhës pritet të diskutohet edhe për masat e reja sidomos për bashkëatdhetarët që planifikojnë të vijnë për festat e fundvitit.

Më herët është folur se ata gjatë hyrjes në Serbi mund ti nënshtrohen karantines./Lajmi-AL/