Nuk do të ketë më dilema. Pushimi dimëror nuk do të zgjatet. Siç është bërë e ditur, në seancën e radhës të Shtabit të Krizave, tema e rendit të ditës është – pushimet dhe atëherë do të saktësohen datat. Siç qëndrojnë gjërat tani, pushimi dimëror për nxënësit nis më 31 dhjetor, ndërsa gjysëmvjetori i dytë më 24 janar.
Në Vojvodinë datat do të jenë disi të ndryshme dhe nxënësit do të shkojnë në pushime dimërore më 24 dhjetor. Nxënësit e shkollave fillore kthehen në mësim më 17 janar, ndërsa nxënësit e shkollave të mesme më 10 janar 2022.
Edhe këtë vit shkollor nuk do të ketë ndarje të pushimeve në dy pjesë, siç ishte para pandemisë së COVID-19. Ashtu si vitin e kaluar, pushimi do të jetë në një pjesë, por do të nisë një javë më vonë.
Ndonëse orët e mësimit, por edhe pushimet e shkollave janë kryesisht të diktuara nga shifrat e të infektuarve, mësohet se është e sigurt që nuk do të ketë zgjatje të pushimeve. Pra, edhe nëse shifrat mbeten të larta, pushimet do të zgjasin si rregullisht.
Nuk është caktuar ende seanca e radhës e Shtabit të Krizave, në të cilën duhet të shpallen datat e pushimeve. Është pothuajse e sigurt që do të mbahet në pesëmbëdhjetë ditët e ardhshme./LajmiAL/












