Nën kryesimin e kryetarit Enver Ramadanit sot është mbajtur mbledhja e 6 me radhë e Kuvendi Komunal të Bujanocit në të cilën janë shqyrtuar dhe aprovuar të gjitha pikat e rendit të ditës.
Këshilltarët e Kuvendit komunalë ndër të tjerash kanë aprovuar raportin e realizimit të të hyrave dhe shpenzimeve të buxhetit të Komunës së Bujanocit për periudhën 01.01.-30.09.2021.
Drejtorët e ndërmarrjeve publike edhe për 6 muajt e ardhshëm do ta ushtrojnë postin e drejtorit në Qendrën Sportive “Rinia” Bujanoc, Fatmir Hasani, në Bibliotekën “14 Nëntori” Ekrem Xhemaili, në Entin e Farmacisë në Bujanoc Naser Hasani, në Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” Granit Sadriu dhe në Organizatën Turistike Shuajb Neziri.
Lidhur me punimet e kuvendit komunal është deklaruar edhe kryetari i Kuvendit Enver Ramadani i cili ka potencuar se, “të gjtha pikat e rendit të ditës janë aprovuar në frymën e punnës së KK dhe gjithnjë duke iu përmbajtur rregullores së punës.
Secila nga pikat e kuvendit është aprovuar me shumicë votash, ndërsa diskutimet janë gjithnjë transparente”
Deri në fund të viti KK pritet ti mbajë të paktën edhe dy seanca, rebalansin e buxhetit dhe buxhetin për vitin 2022./LajmiAL/












