Pas dy muajsh, Ministrja për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialog Social, Gordana Çomiq do të vizitojë dhe do të bisedojë sërish nga 15 deri më 17 nëntor me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, organeve shtetërore, institucioneve dhe sektorit civil të rrethit Nishavë, Pçinjës, Toplicës dhe Jabllanicë.
CÇomiq të hënën më 15 nëntor do të qëndrojë në Nish dhe në Vranjë, të nesërmen, të martën më 16 nëntor do të vizitojë Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, ndërsa të mërkurën më 17 nëntor do të mbajë takime në Prokuple dhe Leskoc.












