Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 449 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 110 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 48 janë nga Vranja, 40 nga Surdulica, 7 nga Boseligrad, nga 5 raste kanë Tërgovishta dhe Bujanoci, 4 nga Vlladiçin Hani dhe 1 nga Presheva.
Në bazë të rezultateve të 24 orëve të fundit rezulton se Surdulica ka jashtëzakonisht numër të lartë të të infektuarve, krahasuar me numrin e banorëve.
Ndërsa të dhënat e pergjithshme në rrethin e Pçinjës tregojnë se rreth 40% nga numri i përgjithshëm i të testuarve kanë rezultuar të infektuar.












