Pjesëtarët e MPB-së, në kuadër të aksionit ndërkombëtar “Hotspot”, kanë zhvilluar një aksion, i cili ka nisur mëngjesin e sotëm në orën 6, në territoret e tetë administratave policore në Serbi, në të cilin janë kryer kontrolle të detajuara në qendrat e pranimit të emigrantëve. zona të hapura dhe të mbyllura ku banojnë migrantët, me qëllim të gjetjes së migrantve të parregullt dhe anëtarë të grupeve të organizuara kriminale të përfshirë në kontrabandën e tyre.
Pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme nga administratat policore të Beogradit, Suboticës, Somborit, Kikindës, Shabacit, Kralevës, Vranjës dhe Novi Pazarit kanë arrestuan shtatë persona nën dyshimin se ishin organizatorë të trafikimit të qenieve njerëzore dhe gjetën 991 migrantë të parregullt të cilët do të transferohen në qendrat e pritjes.








