Sot dhe nesër fillon pagesa e 30 eurove për të gjith qytetarët

0
578

Të gjithë qytetarët e Serbisë sot dhe nesër (të hënën dhe të martën) do të kenë në llogarit e tyre nga 30 euro në dinarë, lajmin e ka konfimruar përmes instagramit Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij të parët në radhë janë pensionistët dhe shfrytëzuesit e ndihmës sociale dhe më pas qytetarët e tjerë, gjithsej rreth 5.7 milionë prej tyre.

Vuçiq tha se gjatë dhjetorit pret edhe 20 euro për qytetarët, ndërsa për pensionistët “shpreson” që deri në fund të shkurtit të vitit të ardhshëm edhe 20 mijë dinarë.

Ai premtoi gjithashtu “rritje të ndjeshme të pagave dhe pensioneve” për vitin e ardhshëm.