Zyrtarë të lartë të Ministrisë së shëndetësisë vizitojnë shtëpinë e shëndetit në Preshevë

0
373

Sekretari shtetërorë pranë ministrisë së shëndetësisë prof dr Zoran Radovanoviç me bashkëpuntorë kanë vizituar sot shtëpinë e shëndetit në Preshevë.

Pas vizitës drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Preshevë Driton Salihu ka thënë se:
I adresuam problemet dhe shqetësimet tona që tashmë kohë të gjatë po përballet shtëpia e shëndetit.
Kompletimi i maternitetit me anestiozolog, kirurg dhe transfuziolog mbetet edhe më tej prioritet i këtij reparti që lindjet të bëhen më shumë në Preshevë e jo në qytetet tjera.
Sekretari shtetëror i cili viziton Preshevën pas një kohe të gjatë pas kërkesave tona, na premtoi që shtëpia e shëndetit së shpejti të pajiset me auto ambulancë të re dhe zgjerimin e maternitetit jashtëspitalor me kuadro të reja, ka potencuar Salihu. /Lajmi-AL /