Shoqata Nasalca e cila rreth vetit mbledh mërgatën e këtij venbanimi, pos shumë projekteve tjera ka vendos që projekti i radhës në vendlindje të jetë vendosja e shtyllave për rregullimin e ndriçimit publik ne rrugën kryesore.
Sipas shoqatës ky vendim është marrë pas kërkesave të bashkëvendasve nga mbledhja e fundit që kanë zhvilluar bashkarisht.
Ky projekt është vlerësuar tejet i rëndësishëm për banorët por edhe për gjithë kalimtarët duke patur parasysh se pas ndërtimit të autostradës kjo rrugë e cila lidh komunat e Bujanocit dhe Preshevës është bërë tejet e qarkullueshme.
Postimi i plotë i Shoqatës Nasalca:

Projekti radhës
Sod fillon Projekti Radhës Ndriçimi i rrugës Regjionale në Vendlindje.
Në mbledhjen e fundit të mbajtur në vendlindje dëgjuam propozimet nga përfaqësuesit e fshatit për Projektet e parapara në Vendlindje.
Ne si Kryesi e Shoqatës vendosëm që Projekti i radhës të jetë Ndriçimi i rrugës regjionale në Vendlindje.
Të nderuar Bashkatëdhetar dhe ju Anëtar të Shoqatës Nasalca ju falëmderojm juve të gjithëve për Kontributin tuaj falë juve të nderuar Anëtar sod vendlindja jonë po u gëzon të gjitha këto Projekte.
Gjithashtu falëmderojm Drejtorin e shkollës Agron Bektashi për angazhimin e tij gjatë këti Projekti.
Të bashkuar do të jemi edhe më të fortë për vendlindjen tonë.
Me respekt Kryesia
Shoqatës Nasalca














