Bujanoci me 11 raste të reja me Covid-19

0
174

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 515 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 138 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 79 janë nga Vranja, 16 nga Surdulica, 15 Vlladiçin Hani, 13 nga Tërgovishta, 11 nga Bujanoci, 3 nga Boseligradi dhe 1 Presheva.

Në bazë të dhënave zyrtare shihet se përveç rënies së numrit të testuarve ka rënie edhe të numrit të infektuarve me virusin korona.

Komuna e Bujanocit në baz të dhënave të Entit për Shëndetësi Publike nga Vranja ka rënie të numrit të të infektuarve me Covid-19, ndërsa gjithnjë apelohet për imunizim të popullatës./LajmiAL/