Covid-19: Bujanoci vikendin e kalon më me qetësi, e diela me 0 raste

0
196

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 275 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 104 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 67 janë nga Vranja, 20 nga Surdulica, 10 Vlladiçin Hani, 6 nga Boseligradi dhe 1 Presheva.

Në bazë të dhënave zyrtare shihet se përveç rënies së numrit të testuarve ka rënie edhe të numrit të infektuarve me virusin korona.

Komuna e Bujanocit në baz të dhënave të Enntit për Shëndetësi Publike nga Vranja vikendin e ka kaluar të qetë, ndërsa e diela ka kaluar pa raste të reja me Covid-19.