Nga 24 bie në 12 numri i rasteve me Covid-19 në komunën e Bujanocit

0
177

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 561 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 160 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 83 janë nga Vranja, 31 nga Vlladiçin Hani, 23 nga Surdulica, 12 nga Bujanoci, 8 nga Tërgovishta dhe 3 nga Boseligradi.

Në komunën e Bujanocit numri i të infektuarve me virusin korona mund të jetë më i lartë se sa publikohet, për shkak se një numër i qytetarëve nuk i kryejnë analizat në Shtëpinë e Shëndetit ndërsa një numër i konsiderueshëm kontrollat i kryejnë privat dhe kështu numri është më i lartë nga ajo që publikohet, njejtë vlenë edhe për komunat tjera.