Në fillim të 2022 nga 20.000 dinarë për pensionistët

0
360

Në fillim të vitit 2022, pensionistët në Serbi do të marrin ndihmë prej 20,000 dinarësh nga shteti, ndërsa deri në vitin 2025 ata do të kenë pension mesatar prej 440 euro, është ky video mesazhi që Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ndau sot në profilin e tij në Instagram.

“Ne do ti rrisim pensionet, vit pas viti, çdo vit. 10 vjet më parë, ne gjetëm pensionistë me një pension mesatar prej vetëm 200 eurosh. Megjithë reformat e vështira, ne që atëherë kemi arritur të rrisim pensionet me rreth 25 përqind”, thuhet në mesazh.

Gjithashtu ka shtuar se vetëm në katër vitet e fundit, pensionet mesatare në Serbi realisht janë rritur me rreth 14 përqind.

“Në të njëjtën kohë, ne vazhdimisht paguajmë ndihmë financiare për qytetarët më të vjetër, të paktën një herë në vit. Vit pas viti, çdo vit. Dhe nuk ka asnjë arsye për të mos vazhduar kështu” theksohet në video./LajmiAL/